Lajme
Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
Demokracia
19:34 | 04 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme na pret mot me diell dhe vranësira.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, shkruan Demokracia.com.

Sipas IHMK-së, nëpër ultësira  do të ketë kushte për mjegull të radiacionit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore të vendit. /Demokracia.com/

Të ngjashme