Sport
Paraqitja spektakolare e Benzemas ndaj Chelseat, Ancelotti me fjalë të mëdha për francezin
Demokracia
09:54 | 07 Prill 2022

Share:

Real Madridi triumfoi në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Chelseat.

“Mbretërit” iu falën top sulmuesit francez, Karim Benzema që realizoi tregola në fitoren 1:3 në stadiumin “Stamford Bridge”, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti tha fjalë të mëdha për sulmuesin francez pas ndeshjes për një medium italian.

“I thash Benzemas, duhet të jesh më i shpejtë, përndryshe nuk mund të luash. Më pas, Karim e gjeti hapin e duhur”, deklaroi fillimisht trajneri italian për “Amazon Prime”.

“Si do ta përshkruaja Benzeman? Nuk kam fjalë (qeshet). Do të thosha: Big Karim. Ai ishte fantastik”, përfundoi Ancelotti./Demokracia.com/

Të ngjashme