Lajme
Paralajmërohet përjashtimi i deputetëve të LVV-së që votuan kundër Kodit Civil
Demokracia
22:15 | 26 Shtator 2022

Share:

Kodi Civil ka muaj që është shndërruar në një problem të dukshëm brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Njëri nga deputetët më të vendosur kundër përmbajtjes së këtij Kodi është deputeti Visar Korenica.

Korenica ka thënë se pas zgjedhjeve të strukturave të kësaj partie, do të mbahen edhe zgjedhjet për Kryesinë e kësaj partie.

Ai tha në Kanal 10 se zgjedhjet e Kryesisë ka mundësi të përjashtohen deputetët që votuan kundër Kodit Civil.

“Do të ketë edhe zgjedhje të kryesisë së VV-së. Mundet të merret vendim që në Kryesi të Vetëvendosjes, deputetët që kanë votuar kundër Kodit Civil të mos jenë më pjesë e listës. Ndoshta nuk bëhet në këtë mënyrë, por vendos Kryesia. Versioni i Kodit Civil që ka shkuar në Qeveri, nuk është i njëjtë sikur ai që është në Kuvend.”, tha Korenica.

Të ngjashme
Lajme • 26 Prill 2024