Lajme
Paralajmërimi i sekretares së Jashtme britanike: Putin synon aneksimin e Ballkanit Perëndimor
Demokracia
18:45 | 20 Shkurt 2022

Share:

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka paralajmëruar se Vladimir Putin do të vazhdojë të bëjë luftë me vendet fqinje nëse lejohet të pushtojë Ukrainën.

Për Mail One, Liz Truss bëri një lutje të fundit që ndërkombëtarët të bashkohet për të përballuar agresionin e Moskës, teksa kjo e fundit vijon me hedhjen e raketave balistike.

Truss tha se nëse Putin do të sulmonte Ukrainën do të ishte një pararendës që Rusia të përdorte forcën për të aneksuar më shumë ish-shtete sovjetike. “Ne duhet të ndalojmë Putinin, sepse ai nuk do të ndalet në Ukrainë”, tha Truss.

“Ai ka qenë shumë i qartë, ambicia e tij nuk e çon vetëm në marrjen e kontrollit të Ukrainës, ai dëshiron ta kthejë kohën pas në mesin e viteve 1990 apo edhe para kësaj. Shtetet baltike janë në rrezik edhe Ballkani Perëndimor”, shtoi Truss.

Sekretarja e Jashtme britanike u shpreh se ai dëshiron të krijojë Rusinë e Madhe duke u kthyer si dikur, kur Rusia kishte nën kontroll zona të mëdha të Evropës Lindore.

“Pra, është kaq e rëndësishme që ne dhe aleatët tanë t’i kundërvihemi Putinit. Mund të jetë Ukraina javën e ardhshme, por cili vend do të jetë më pas?”, tha Truss.

Fjalët e Sekretarit të Jashtëm erdhën ndërsa Boris Johnson paralajmëroi se një pushtim rus i Ukrainës mund të shkaktojë “shkatërrimin e një shteti demokratik” dhe “tronditja do të ketë jehonë në mbarë botën”.

Kryeministri tha se “oguret janë të zymta” nga Rusia për mundësinë e një pushtimi në ditët në vijim dhe se bota nuk mund të “nënvlerësojë gravitetin e këtij momenti”.

Të ngjashme
Lajme • 15 Maj 2024