Lajme
Paralajmërimi i frikshëm: Termocentrali më i madh bërthamor i Evropës është jashtë kontrollit
Demokracia
11:47 | 03 Gusht 2022

Share:

Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, ka lëshuar një paralajmërim të frikshëm për centralin Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore, shkruan Sky News të mërkurën.

“Situata atje po bëhet më e rrezikshme çdo ditë”, tha ai, duke i kërkuar Rusisë dhe Ukrainës që të lejojnë ekspertët të vizitojnë termocentralin për të parandaluar një aksident bërthamor.

“Çdo parim i sigurisë bërthamore është shkelur”, shtoi ai. “Ajo që është në rrezik është jashtëzakonisht serioze dhe jashtëzakonisht e rëndë dhe e rrezikshme”.

Ai theksoi se granatimet pranë termocentralit në fillim të luftës kanë dëmtuar atë.

Fabrika aktualisht kontrollohet nga Rusia, por ka mbajtur stafin ukrainas. Herë pas herë, rusët janë kritikuar për dhunë ndaj tyre.

Të ngjashme
Lajme • 06 Maj 2024