Lajme
Paralajmërimet e sanksioneve, AAK-ja: Kurti të bashkërendojë veprimet me aleatët
Demokracia
22:53 | 13 Qershor 2023

Share:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar për paralajmërimet që Bashkimi Evropian ”do t’i vendosë sanksione Kosovës“.

Partia që drejtohet nga Ramush Haradinaj e ka cilësuar këtë situatë si të rëndë.

Ai ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të bashkërendojë veprimet me aleatët perëndimorë.

”Kosova asnjëherë nuk ka qenë në situatë më të rëndë politike, diplomatike dhe të sigurisë se sa sot“.

”Kërkojmë nga kryeministri Kurti që urgjentisht t’i bashkërendojë veprimet me aleatët ndërkombëtarë, me ShBA-të në veçanti, para se gjendja të eskalojë e të marrë kahje edhe më të rëndë“, thuhet në reagimin e AAK-së.

 

Të ngjashme