Lajme
Paralajmërimet e Edi Ramës që Kurti nuk i mori kurrë seriozisht
Demokracia
12:08 | 30 Shtator 2023

Share:

Shqipëria është anëtare e aleancës më të madhe ushtarake në botë, NATO-s dhe rrjedhimisht kryeministri i saj, që në këtë rast është Edi Rama, mund të ketë më shumë informacione sesa drejtuesit e shtetit të Kosovës, kryeministri Kurti apo presidentja Osmani, që nuk janë pjesë e asnjë strukture të tillë sigurie e cila rezervon edhe informacione të ndjeshme për sigurinë botërore, por edhe për Ballkanin Perëndimor.

Por, ky fakt, nuk i ka shërbyer asnjëherë, as Kurtit dhe as Osmanit, për të marrë seriozisht paralajmërimet e kryeministrit Edi Rama, i cili në fund të fundit, është kryeministër i një shteti shqiptar, shkruan Demokracia.com.

Më 13 qershor të vitit 2023, kryeministri Rama, kishte anuluar mbledhjen e përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, që parashihej të mbahej një ditë më vonë në qytetetin e Gjakovës.

E gjithë kjo ngjarje po zhvillohej gjatë tensioneve në veriun e Kosovës, ku Qeveria e Kosovës këmbëngulte që kryeatrët shqiptarë të zgjedhur më 23 prill 2023 të kryenin detyrat nga objektet komunale, por që kjo kundërshtohej nga serbët, të cilët protestonin prej ditësh dhe situata e sigurisë ishte e tensionuar. Në këtë situatë, Kurti kishte refuzuar edhe thirrjet e ShBA-së dhe BE-së për t’u tërhequr nga vendimi i tij, dhe kjo kishte bërë që ai të mbahej përgjegjës për përshkallëzimin e situatës së sigurisë. Disa ditë më vonë, Kosova u përfshi për herë të parë në historinë e saj nën sanksionet e Bashkimit Evropian.

I ndodhur përballë kësaj gjendje të rënduar në veriun e Kosovës, Kryeministri Rama i kishte kërkuar kryeministrit Kurti një takim të ngushtë, por kjo ishte refuzuar nga ky i fundit. Menjëherë pas kësaj, Rama ishte shfaqur në një konferencë për media nga ku alarmonte Kurtin për rrugën që ka nisur në përplasje me aleatët e shqiptarëve.

“E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve me Kosovën me krejt bashkësinë euro-atlantik, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar”, ka thënë Edi Rama.

“Kjo situatë po e can në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euro-atlanitke, në një pikë të paimagjinueshme, ku kjo e fundit po vë gishtin te butoni për planin e aksioneve ndaj shtetit që e ka krijuar vet”, ka thënë tutje ai.

Rama alarmon Kurtin për rrugën që ka nisur në përplasje me aleatët e shqiptarëve | Në vend të mbledhjes së dy qeverive i kërkoi takim të ngushtë, por Kurti nuk e pranoi

Refuzimi i një takimi kokë-më-kokë me kryeministrin Edi Rama, çuditërisht nuk e pengoi Kurtin që të shfaqte kërkesën e tij për një takim urgjent me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Albin Kurti, paradite kërkoi takim urgjent me Aleksandar Vuçiqin, pasdite refuzoi një takim me kryeministrin shqiptar, Edi Rama

Edhe një ide e fundit e dhënë nga kryeministri Rama është sulmuar shumë nga eksponentë të pushtetit të Kurtit. Madje, kundër saj kanë dalë edhe presidentja Osmani dhe vetë kryeministri Kurti.

Rama ka deklaruar se KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës, propozim të cilin tha se e ka bërë më parë në samitin e NATO-s.

Rama: KFOR-i të marrë nën kontroll veriun e Kosovën

Kjo ide është hedhur poshtë nga presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti.

Osmani i reagon Ramës: KFOR-i t’i mbështesë institucionet, jo t’i marrë kompetencat

Kurti e kërkon KFOR-in në patrullime kufitare, dikur thoshte se me të kufiri i Kosovës nuk bëhet shtetëror

Kundërshtimet e shprehura nga drejtuesit e shtetit të Kosovës, kanë detyruar kryeministri Rama të sqarojë edhe më shumë idenë e tij, por duke aralarmuar sërish.

“Në kuadrin e mbështetjes së Shqipërisë për garantimin e sigurisë në veriun e Kosovës dhe marrjen e kontrollit nga KFOR-i, në këtë fazë kur rreziku i përshkallëzimit të konfliktit është alarmant, kemi komunikuar në nivelet më të larta të aleancës euro-atlantike e kemi gjetur një gatishmëri maksimale”, ka thënë Rama. / Demokracia.com/

Rama i përgjigjet Kurtit: KFOR-i garanci në çdo rast kërcënimi, jo forcë pushtuese

 

Të ngjashme