Sport
Para pak javësh pranoi homoseksualitetin e tij, dorëzohet futbollisti: Shëndeti im mendor nuk më lejon të vazhdoj
Demokracia
11:51 | 20 Prill 2023

Share:

Jakub Jankto, mesfushor i Getafes i huazuar te Sparta Pragë, i cili kohët e fundit doli hapur dhe pranoi homoseksualitetin e tij, u përjashtua nga skuadra çeke për shkak se refuzoi testin e drogës nga policia.

“Lojtari nuk është i përgatitur të përmbushë detyrimet e tij që rrjedhin nga një kontratë profesionale dhe nuk është në dispozicion të trajnerit për aktivitete përgatitore”, – ka shpjeguar Sparta në një deklaratë zyrtare.

Jankto thuhet se refuzoi t’i nënshtrohej një testi droge nga policia, pasi një shofer tjetër njoftoi oficerët për dyshimet se Jankto, pranë stadiumit “Strahov” ku stërvitet ekipi, po ngiste nën ndikimin e alkoolit.

Agjencia EFE publikon se kontrolli i alkomaterialit ka rezultuar negativ dhe futbollisti nuk ka dashur t’i nënshtrohet një kontrolli tjetër të drogës dhe një testi mjekësor më vonë. Jakub Jankto i është drejtuar llogarisë së tij në Instagram për të vlerësuar largimin nga Sparta Praga dhe për të shpjeguar situatën aktuale personale:

“Përshëndetje. Vitet e fundit dhe sidomos vitin e fundit është akumuluar aq shumë rreth meje sa është më mirë të ngadalësoj ritmin, të mendoj edhe për shëndetin tim. Që në moshën 18- vjeçare e gjithë jeta ime sillej rreth futbollit. Më dha shumë, më mori diçka dhe ndonjëherë më mësoi.

Nuk ishte viti më i mirë sportiv për mua, por gjithmonë kam preferuar rezultatet e klubit. Më trishton edhe më shumë që gjendja ime shëndetësore dhe mendore nuk më lejon të vazhdoj betejën time për titullin dhe kupën.

Nuk gjej as fjalë për t’u shprehur sa shumë dua ta falënderoj të gjithë Spartën. Faleminderit të gjithë lojtarëve, trajnerëve dhe tifozëve! Vlerësoj gjithashtu mbështetjen e të gjithë njerëzve që më rrethojnë, përfshirë mediat, teksa tregojmë gjithmonë respekt të ndërsjellë”. /Demokracia.com

Të ngjashme