Kuriozitete
Pamjet që të lënë pa frymë, kalorësit kapërcejnë mes flakëve
Demokracia
21:45 | 20 Janar 2022

Share:

Rreth njëqind kuaj u hodhën nëpër zjarr, gjatë festivalit spanjoll “Las Luminarias”, i cili u zhvillua për herë të parë që nga fillimi i pandemisë COVID-19.

Festa zhvillohet në San Bartolome de Pinares çdo vit më 16 janar, në prag të Shën Antonit, shenjt mbrojtës i kafshëve në Spanjë.

Rreth 100 kuaj dhe pronarët e tyre morën pjesë në festime, thanë dëshmitarët për Reuters. Pavarësisht se u kritikuan nga grupet e të drejtave të kafshëve gjatë viteve, organizatorët i thanë Reuters se kuajt nuk u lënduan për shkak të masave paraprake të kalorësve për të shmangur djegiet, shkruan abcnews.al.

“Kjo është e vërtetë. “Për të mos u lënduar kafshët, priftërinjtë e vjetër i bekonin me zjarr për të kërcyer dhe pastruar”, tha Fermin Abad, një 64-vjeçar banor i zonës.

Të ngjashme