Lajme
Pamje të rënda: Adoleshenti përplas nënën me foshnjen 8 muajshe, me makinën që vodhi
Demokracia
10:15 | 23 Shtator 2022

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Los Angelos ku një adoleshent përplasi nënën me foshnjën e saj 8 muajshe në rrugë, ndërsa po largohej me një makinë të vjedhur.

E si të mos mjaftonte kjo, pas përplasjes, ai u largua me shpejtësi nga vendi, por makina përballë e cila pa ngjarjen e goditi duke e bllokuar.

Adoleshenti ishte raportuar edhe për 14 sjellje të pahijshme e zënka në polici, ndërsa nuk i ishte nënshtruar rehabilitimit.

Për fat të mirë nëna dhe foshnja shpëtuan pa u lënduar, ndërsa i mituri do të qëndrojë në paraburgim deri më datë 27 shtator në seancën e rradhës gjyqësore, shkruan Fox News.

Të ngjashme