Lajme
Pamje të reja nga aeroplani që u përfshi nga zjarri në aeroportin e Tokios, pasagjerët shihen duke vrapuar për t’i shpëtuar vdekjes
Demokracia
15:40 | 02 Janar 2024

Share:

Edhe pse akoma zyrtarisht nuk dihet se çfarë në të vërtetë ndodhi, duket se aeroplani komercial me 379 pasagjerë i përfshirë nga zjarri në aeroportin e Tokios është përplasur me një aeroplan të Rojeve Bregdetare, që po bëhej gati të dërgonte ndihma në zonat e prekura nga tërmeti shkatërrues.

Aeroplani komercial i Japan Airlines u përfshi nga zjarri derisa po ateronte në aeroport, kurse pasagjerët dhe ekuipazhi kanë arritur të evakuohen me kohë, para se fluturakja të digjej e tëra.

E në aeroplanin e Rojeve Bregdetare brenda të cilit gjendeshin gjashtë persona, pesë prej tyre kanë humbur jetën. Mediat japoneze raportojnë se vetëm piloti i ka shpëtuar vdekjes.

Në një video amatore shihen pasagjerët e aeroplanit komercial, duke vrapuar me tërë forcën që të largohen nga fluturakja që po digjej në pistë.

Është interesant sesi fluturakja ishte përfshirë pothuajse plotësisht nga zjarri, e pasagjerët dhe ekuipazhi dilnin me shpejtësi dhe vraponin drejt zonës më të sigurt. /Telegrafi/

Të ngjashme