Sport
Pamje të reja: Momenti i golit të Shaqirit, tifozët serbë hidhnin shishe e gjësende në drejtim të tij
Demokracia
12:37 | 05 Dhjetor 2022

Share:

Xherdan Shaqiri ishte ndër protagonistët që Serbia paketoi valixhet dhe u nis nga Katari për në shtëpi pasi u eliminua nga Kupa e Botës. Zvicra triumfoi 2:3 në ndeshjen vendimtare të grupit, golin e parë të cilin e realizoi lojtari shqiptar, shkruan Demokracia.com.

Veprimet huliganeske të tifozëve serbë u panë qartë në minutën e 20-të të asaj përballjeje kur Xherdan Shaqiri kaloi Zvicrën në avantazh 0:1.

Gjatë festës së Shaqirit me futbollistët e Zvicrës pas golit, tifozët serbë hidhnin shishe e gjësende në drejtim të Shaqirit.

Në disa pamje të reja të publikuara nga një kënd i tribunës pas golit, shihet qartë se si shishet dhe gjësendet “fluturonin” mbi kokat e futbollistëve të përfaqësueses zvicerane.

Sigurisht, shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA duhet të marrë masa ndaj Serbisë.

Mëposhtë mund të shikoni pamjet./Demokracia.com/

Të ngjashme