Lajme
Pamje nga vendi i ngjarjes në Podujevë ku dyshohet se babai vrau djalin
Demokracia
22:06 | 13 Qershor 2022

Share:

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte në Peran të Podujevës.

Një person mbeti pa shenja jete për shkak të të shtënave me armë në drejtim të tij.

Por nga raportimet e para theksohet se i dyshuari në këtë rast është babai i viktimës.

Siç thuhet në mediat lokale deri tek vrasja shkoi për shkak të disa mosmarrëveshje që lidheshin me pronat.

Ndërsa nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar vrasjen, pro duke mos dhënë detaje shtesë lidhur me rastin.

Më poshtë mund të shihni dhe disa pamje nga vendi i ngjarjes.

Me të marrë informatën në vendin e ngjarjes kanë arritur të gjitha njësitë policore, duke përfshirë këtu edhe Forenzikën./RTK/

Ngjarja tragjike në Podujevë| Çfarë kishte ndodhur mes babait dhe djalit që çoi në vrasje

Të ngjashme