Lajme
Pamje nga vendi i krimit në Klinë, ku një mbeti i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur
Demokracia
23:16 | 28 Prill 2022

Share:

Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një përplasjeje të armatosur sonte në Klinë.

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka vdekur një person dhe dy të tjerë janë plagosur në Klinë.

Dy prokurorë të shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, portali lokali klina.info ka publikuar fotografi nga vendngjarja.

Nga pamjet e publikuara, shihet se vendi është i përgjakur dhe është kufizuar tashmë nga njësitet e Policisë së Kosovës për të hetuar rrethanat e krimit të rëndë, që ka ndodhur në ora 20:43.

 

Detaje të reja nga vrasja në Klinë, flasin nga Prokuroria

Policia arreston të dyshuarit për vrasjen dhe plagosjen e dyfishtë në Klinë

 

Të ngjashme