Lajme
Detaje të reja nga vrasja në Klinë, flasin nga Prokuroria
Demokracia
23:02 | 28 Prill 2022

Share:

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka vdekur një person dhe dy të tjerë janë plagosur në Klinë.

Dy prokurorë të shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe janë plagosur dy persona. Në vendin e ngjarjes kanë dal dy prokurorë të shtetit nga Departsmentit i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës dhe Policia e Kosovës”, tha Nikçi.

Demokracia.com merr vesh se ngjarja ka ndodhur i vrari një i plagosuri janë vëllezër dhe se kishin shkuar për iftar me familje në një restorant./Demokracia.com/

Vrasje në Klinë| Një i vdekur e një i plagosur

Të ngjashme