Lajme
Pamje nga dëmet e shkaktuara nga moti i ligë në Shkup
Demokracia
21:26 | 30 Gusht 2022

Share:

Stuhia që goditi Shkupin pasditen e sotme shkaktoi shumë dëme. Oborre e bodrume të përmbytura, rrugë përplot me ujë, degë e pemë të thyera, biznese dhe vetura të dëmtuara.

Bulevardi “Goce Dellçev” në nënkalimin e sheshit “Skënderbeu” ishte plot me ujë dhe një fugon plot me pasagjerë mbeti i bllokuar në ujë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu është bllokuar një automjet i Ndihmës së Shpejtë, në të cilën nuk dihet nëse ka pasur pacientë.

Përmbytje ka edhe në nënkalimin pranë “Hotel Continental”, si dhe janë përmbytur edhe bodrumet dhe garazhet e qendrës tregtare “East Gate Mall”.

Bashkia e Shkupit për shkak të stuhisë ka thirrur mbledhje të Shtabit të Krizave, ku janë ende diskutuar për masat që do të ndërmerren pas stuhisë.

Të ngjashme