Lajme
Pamje jo-londineze, një zonjë ia mbanë çadrën Ramës gjatë takimit me Abazoviçin
Demokracia
10:54 | 14 Prill 2023

Share:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në vizitë kryeministrin në detyrë te Malit të Zi, Dritan Abazoviq, bashkë me delegacionin e tij.

Rama përmes një postimi në “Facebook” i ka dëshiruar mirëseardhje Abazoviqit.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte një pamje jo e hijshme, një zonjë po mbante çadrën, përderisa “londinezi” Rama dhe kryeministri po përshëndeteshin me njëri tjetërin.

Rama po ashtu i ka dhuruar Çelësin e Kryeqytetit. E kryeministri malazez, Abazoviq tha se ndihet si të ishte në shtëpinë e tij.

“Ndoshta në mënyrë simbolike po e ndjejë vetën qytetar të Prishtinës dhe me të vërtetë po e ndjej vetën si në shtëpinë time”, tha Abazoviq.

Të ngjashme