Lajme
Pamje: Gjermania dhe Franca hedhin ndihma nga ajri në Gaza
Demokracia
14:00 | 16 Mars 2024

Share:

Forca Ajrore e Gjermanisë, në bashkëpunim me Forcën Ajrore të Francës, ka hedhur për herë të parë ndihma humanitare nga ajri në Gaza.

Aeroplani transportues i tipit “Hercules C-130” e nisi fluturimin nga një fushë ajrore në Jordani të shtunën në mëngjes. Në aeroplanin gjerman ndodheshin gjashtë gjermanë e shtatë francezë si pjesëtarë të ekuipazhit, raporton gazeta “Bild”.

Në orën 10 e 53 minuta paradite, ekuipazhi hodhi katër tonë oriz e miell në veri të Gazës.

Shpërndarja e ushqimit dhe ilaçeve u nis nga Jordania. Për këtë qëllim, Forca Ajrore dislokoi dy aeroplanë C-130 në një fushë ajrore afër Amanit. Këta aeroplanë i përkasin skuadronit gjermano-francez të transportit.

Në mision do të marrin pjesë edhe aeroplanë të Egjiptit, Jordanisë, ShBA-së e Holandës.

Në kohën e njëjtë të misionit të ushtrisë gjermane për shpërndarje të ndihmave, kancelari Olaf Scholz do ta vizitojë rajonin, ku pritet të takohet me mbretin Abdullah të Jordanisë dhe me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Të ngjashme