ShowBiz
Pamela Anderson u thotë lamtumirë rrjeteve sociale
Demokracia
12:47 | 27 Janar 2021

Share:

Ylli i televizionit Pamela Anderson ka vendosur të mos i përdorë më rrjetet sociale Instagram, Twitter dhe Facebook.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram ku shkroi se ky do të ishte postimi i fundit i saj, raporton Demokracia.com

“Unë asnjëherë nuk kam qenë e interesuar për rrjetet sociale” tha ajo.

Edhe pse Andereson numëron miliona ndjekës ajo mori një vendim të tillë për arsye se mendon që rrjetet sociale kontrollojnë trurin e njeriut.

“Faleminderit për dashurinë, bekime për të gjithë ju”, u tha ajo ndjekësve të saj.

https://www.instagram.com/p/CKg4Pfpngh8/?utm_source=ig_web_copy_link

Pamela Anderson njihet për paraqitjet e saj në revistën Playboy, dhe punën e saj në shfaqjet televizive “Home Improvement”, “Baywatch” dhe “V.I.P.”/ Demokracia.com

Të ngjashme