Lajme
Pal Lekaj paralajmëron: AAK më nuk do ta votojë asnjë ligj
Demokracia
21:23 | 11 Shtator 2023

Share:

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha në “Pressing” në T7 se partia e tij ka marrë vendim që të mos e votojë asnjë ligj e asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

Ky vendim ka ardhë, për siç tha ai, për qëndrimin e mazhorancës karshi opozitës.

“Ky qëndrim i tyre ndaj opozitës ka ardhë deri në një vendim i yni që në të vërtetë në sesionin vjeshtor fare të mos votojmë asnjë ligj, e as marrëveshje ndërkombëtare”, tha Lekaj.

“Nuk do të votojmë asnjë ligj”, ripërsëriti ai.

Ndërsa, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha po ashtu tha në Pressing se as PDK “nuk do të votojë asgjë”.

Të pyetur nëse edhe LDK-ja e ka këtë qëndrim, deputeti Lekaj tha:

“LDK-ja ka qëndrim ndryshe, ata do t’i votojnë disa ligje, nuk kanë ndonjë qëndrim ta bojkotojnë parlamentin deri më sot”, tha ai.

Të ngjashme