Sport
Pak orë para Superkupës së Evropës, arrestohet një person në lidhje me finalen Real Madrid – Frankfurt
Demokracia
18:48 | 10 Gusht 2022

Share:

Helsinki është qendra e futbollit të Evropës të mërkurën mbrëma, për shkak të finales së Superkupës së Evropës, për të cilën do të luftojnë fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madridi dhe fituesi i Ligës së Evropës, Eintracht Frankfurt.

Deri më tani nuk ka probleme me tifozët, por policia ka pasur një ndërhyrje pasi arrestoi një person që tentoi të filmonte lojtarët e klubit madrilen në dhomat e tyre të hotelit me dron.

Avioni u pikas, rasti u raportua dhe policia reagoi me shpejtësi dhe ia hoqi lirinë “pilotit”.

“Është një tifoz që me sa duket ka tentuar t’u bëjë fotografi lojtarëve të Relo nga një dron”, tha Komisioneri i Policisë Juha-Mati Suominen, duke shtuar se incidenti ka ndodhur të mërkurën rreth orës dy pasdite, transmeton Demokracia.com.

Kundër të dyshuarit do të bëhet ankesë për shkelje të hapësirës ajrore, spiunazh dhe kontroll të avionit pa leje adekuate.

Hoteli me lojtarët e Real Madridit ndodhet në një zonë ku ndalohet ngritja e çdo objekti fluturues./Demokracia.com/

Të ngjashme