ShowBiz
Pa mbushur një vit ndahen Kendall Jenner dhe Bad Bunny
Demokracia
14:54 | 18 Dhjetor 2023

Share:

Kendall Jenner dhe Bad Bunny po mbyllin vitin 2023 me ndarje.

Gati nëntë muaj pasi supermodelja dhe këngëtari i “I Like It” ndezën për herë të parë thashethemet për lidhjen, ata kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies së tyre, sipas mediave të shumta.

Fansat e çiftit të shumëpërfolur filluan të spekulojnë për statusin e marrëdhënies së tyre javët e fundit pasi dukej se po kalonin kohë të ndarë. Më 16 dhjetor, Kendall u fotografua me miqtë dhe pa reperin, në Aspen të Kolorados. Në fakt, dyshja nuk ishte parë së bashku që nga fundi i tetorit, kur Kendall mbështeti Bad Bunny (emri i vërtetë Benito Martínez Ocasio) në debutimin e tij të Saturday Night Live në New York City, shkruan E!News.

Megjithatë, vetëm një muaj më parë, marrëdhënia e çiftit dukej se po shkonte mirë, ku dyshja bënë një dalje të përbashkët në Javën e Modës në Milano më 22 shtator.

Dhe ditë më vonë, më 30 shtator, ata madje zyrtarizuan lidhjen e tyre te Gucci me një reklamë jet-set që bëri bujë në mbarë botën.

Të ngjashme