Dy qytete të Kosovës, Gjakova e Rahoveci, po përballen me vërshime të mëdha në ditën e sotme.
Pamje të rënda kanë ardhur nga këto dy komuna, shkruan Demokracia.com.
Spitali i përmbytur, familje të mbetura të ngujuara, rrugë të pakalueshme e dëme të konsiderueshme materiale kanë ardhur si pasojë e shiut që ka rënë pothuajse pa ndërprerë që nga dita e djeshme.
Por, pamjet që po qarkullojnë nëpër të gjitha mediat, nuk u kanë bërë përshtypje fare drejtuesve të shtetit të Kosovës.
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti ende nuk e kanë thënë asnjë fjalë për gjendjen e rëndë dhe vështirësitë me të cilat po përballen qytetarët e këtyre dy komunave që nuk udhëhiqen nga Vetëvendosja e Kurtit.
Presidenca e Qeveria nuk kanë dalë ende me ndonjë qëndrim zyrtar për këtë gjendje.
As Osmani e Kurti nuk e kanë thënë asnjë fjalë në rrjetet e tyre sociale, siç bëjnë zakonisht.
Ndërkohë, komunat po përballen vetë me këtë gjendje të vështirë.
Demokracia.com ka kontaktuar me Kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifin.
Ai ka thënë se që nga orët e hershme të mëngjesit kanë dalë në terren dhe po mundohen t’u dalin në ndihmë qytetarëve.
Edhe nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave kanë treguar për Demokracia.com se ekipet e tyre janë në zonat e përmbytura, por ende nuk kanë raport zyrtar.
Gjendje e rëndë nga vërshimet, flasin nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave