Lajme
Gjendje e rëndë nga vërshimet, flasin nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave
Demokracia
11:52 | 17 Shtator 2022

Share:

Komuna të tëra të Kosovës sot po përballen me vërshime të mëdha si pasojë e reshjeve të shiut që kanë nisur që nga dita e djeshme.

Gjakova dhe Rahoveci raportohet të jenë komunat më të prekura nga vërshimet.  Si pasojë janë shkaktuar dëme të shumta materiale janë shkaktuar nga shiu.

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave tashmë ka dalë në terren.

Zëdhënësi i AME-së, Nehat Koqinaj ka thënë për Demokracia.com se kjo agjenci ka reaguar me kapacitetet e veta dhe se janë duke i mbledhur të gjitha informacionet nga tereni.

“ Jemi në mbledhje të informacioneve për raportim të saktë të situatës. Agjencia ka reaguar me kapacitetet në dispozicion në vendngjarje por ende informacionet e sakta nuk i kemi.”, ka thënë Koqinaj.

Demokracia.com ka kontaktuar edhe me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Një familje në fshatin Brekoc të Gjakovës ka mbetur e ngujuar nga vërshimet

Ai ka thënë se gjendja ka filluar të stabilizohet. Sipas ai që nga orët e ehrshme të mengjesit bashkë me ekipe komunale kanë dalë në terren.

Latifi tha se ka shumë dëmë, shkruan Demokracia.com.

“ Për momentin hjendja ka filluar të stabilizohet. Përmbytje ka, dëmë ka. Jemi në terren prej orëve të hershme të mëngjesit. Ne jemi prej orëve të ershme të mëngjesit, unë si kryetar, kompanitë, zjarrëfikësit. Ka filluar të stabilizohet gjendja.”, tha ai.

Demokracia.com po ashtu ka tentuar të kontaktojë me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini por ai ka qenë i paqasshëm. /Demokracia.com/

Makina gati të fundosura nën ujë, Gjakova po sheh tmerrin me sy

Të ngjashme