Lajme
Osmani tregon nëse pret vota edhe nga LDK-ja për t’u zgjedhur presidente
Demokracia
08:50 | 26 Shkurt 2021

Share:

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e cila është edhe kandidate për presidente, ka folur për procesin e zgjedhjes së presidentes në Kuvendin e Kosovës.

Në debatin “Kallxo Pernime”, Osmani tha se është e bindur që ka njerëz në LDK që besojnë se zgjidhja më e mirë është që ajo për Kosovën, përcjell Demokracia.com

“Unë jam e bindur që ka shumë njerëz që sot janë qoftë kryetarë komunash, qoftë njerëz të LDK-së, besojnë që një zgjidhje e tillë (Vjosa presidente) do të ishte më e mira për vendin tonë. Është në vullnetin e deputetëve, edhe të LDK-së. Mendoj që të gjithë deputetët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe pastaj mund të votojnë si të duan”, tha Osmani.

E pyetur nëse do të rrinë në Kuvend deputetët për të bërë kuorumin e mjaftueshëm ajo thotë se nuk e di qëndrimin e partive porse ajo do t’i hyjë këtij procesi me vullnetin e popullit.

“Nuk kam informatë se cili do të jetë qëndrimi i partive të tjera, unë di që do të kem mbështetjen e plotë të partnerit. Unë do t’i hyj procesit të zgjedhjes së presidentit. Këtë ma obligon edhe vullneti i popullit. Unë do të kandidohem, në fund u takon deputetëve të vendosin”, tha Osmani.

Kujtojmë se sipas Kushtetutës së Kosovës duhet të jenë të paktën 81 vota në mënyrë që procesi i zgjedhjes së presidentit të jetë kushtetues./Demokracia.com

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024