Lajme
Osmani provon të bëhet atraktive në rrjete sociale, s’flet kurrë për hallet e qytetarëve
Demokracia
23:13 | 10 Prill 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si duket nuk e përjeton fare realitetin e qytetarëve që jetojnë në Kosovë.

Ajo zakonisht u bënë bisht gjithnjë temave të nxehta në vend. As dy ditë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për pezullimin e vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës, presidentja nuk e ka thënë asnjë fjalë, shkruan Demokracia.com.

Osmani, si e para e shtetit, nuk e ka komentuar as rritjen e çmimeve të cilat po e vështirësojnë jetën e qytetarëve, siç bënte në të kaluarën si deputete.

E para e vendit nuk ka bërë asnjë kërkesë për Qeverinë Kurti që të shfrytëzohen krejt kapacitetet shtetërore për të mos e rënduar kështu jetën e qytetarëve. Por, ajo e ka në plan të nis ecjen maleve. Në përpjekje e sipër që të bëhet sadopak atraktive bile në rrjete sociale dhe në vitin e dytë të presidencës ta përmirësojë performancën e saj, Osmani ka filluar me “marifete” të marketingut politik që të duket sikur po tregohet e afërt me qytetarët në rrjete sociale.

Madje për këtë Osmani po kërkon edhe rekomandime të qytetarëve në Instagram, duke ndryshuar komunikimin me ta.

Ajo “LIVE” nuk është se i bën fort hesap qytetarët, siç ishte edhe rasti i të moshuarit në Gjilan, të cilin e injoroi ditë më parë. Por, rekomandimet i pranon vetëm “Online”. Në stilin e Esatit të TikTok-ut, Osmani kohëve të fundit ia ka nisur të futet “LIVE” edhe në rrjete sociale. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024