Lajme
Osmani kujton demonstratat studentore: Sot kemi nevojë për një unitet të tillë që ta forcojmë shtetin e Kosovës
Demokracia
13:29 | 11 Mars 2021

Share:

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka kujtuar 11 marsin e vitit 1981, fillimin e demonstratave studentore.

Osmani në një postim në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’ kujton refuzimin e pjatave në Mensën e Universitetit të Prishtinës nga studentët e që kjo ka shënoi edhe fillimin e demonstratave studentore që ishin kthesë historike jo vetëm për Kosovën por edhe më gjerë, përcjell Demokracia.com

Osmani vazhdoi të thoshte se pikërisht ky shpirt studenor ishte ai që mbajti gjallë përpjekjet për liri e pavarësi, për Republikën të cilën e bëmë realitet./Demokracia.com

Shkrimi i plotë:

40- vjet më parë, më 11 mars 1981, refuzimi i pjatave në Mensën e Universitetit të Prishtinës nga rinia studentore e Kosovës, shënoi fillimin e demonstratave, të cilat ishin kthesë historike jo vetëm për Kosovën, por edhe më gjerë.

Kjo revoltë “e bukës”, u shndërrua gradualisht në lëvizje rezistence për të drejta përmbajtësore politike për shqiptarët dhe shënoi fillimin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Prej këtu, thirrja për Republikë u shndërrua në kauzë jo vetëm për përmirësimin e pozitës politike të shqiptarëve, por edhe për shtetin, të cilin sot e gëzojmë.

Ky shpirt studentor, mbajti gjallë përpjekjen për liri e pavarësi, për Republikën, të cilën e bëmë realitet dhe të cilën duhet ta forcojmë edhe më tej.

Si çdoherë studentët i kanë paraprirë ndryshimeve në Kosovë. Ky ndryshim tashmë është realitet, ndaj sikur dikur kur ishin studentët që na unifikuan në kërkesën tonë për shtet, sot kemi nevojë sërish për një unitet të tillë që ta forcojmë shtetin e Kosovës, ta lartësojmë imazhin e tij dhe ta bëjmë një vend perspektive për rininë tonë!

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/278069930344220

Të ngjashme