Lajme
Osmani ‘kopjon’ Kurtin| Indianë, turq, pakistanezë e sudanezë i dërgojnë lule e zemra në Facebook
Demokracia
17:50 | 14 Prill 2022

Share:

Presidentja Vjosa Osmani për punën e saj po ‘pëlqehet’ nga mbarë bota.

Profile nga India, Turqia, Pakistani, Sudani e nga gjithë lindja janë ndjekës besnikë të Vjosa Osmanit në rrjetet sociale.

Komentet në gjuhën turke e arabe nuk mungojnë kurrë në statuset e së fundmi edhe ‘livet’ e saj.

Blerja e ndjekësve në rrjetet sociale po bëhet gjithnjë e më popullore, shkruan Demokracia.com.

Shumë të famshëm, influencues dhe kompani i blejnë ato për të rritur statusin e tyre social. Njerëzit po paguajnë për këto llogari të rreme për të krijuar iluzionin se ata janë më të rëndësishëm.

Ky fenomen është bërë aq i përhapur sa disa njerëz po blejnë edhe pëlqime në postime për të rritur më tej numrin e ndjekësve të tyre.

Demokracia.com ka vërejtur se këto profile janë ndjekës të presidentes Osmani. Disa nga ta shprehin pëlqime e vlerësime për punën e saj.

 

 

 

Të ngjashme