Lajme
Osmani ishte kompensuar me mijëra euro për udhëtime kur ishte deputete me banesë në Prishtinë, si e arsyetoi këtë këshilltari i saj
Demokracia
20:59 | 08 Shkurt 2022

Share:

Këshilltari për media, Bekim Kupina, i presidentes Osmani ka reaguar lidhur me kompensimin e Osmanit, në kohën kur ishte deputete, për udhëtim.

Ai duke i’u referuar mediave si “qepues”, i arsyeton kompenzimet për karburant, duke thënë se presidentja Osmani udhëtonte nga Gjilani, teksa shton se edhe tani shumicën e ditëve ajo udhëton nga ky qytet.

Mirëpo, vetë Osmani në një status në Facebook kishte pranuar se jetonte në Prishtinë, e jo në Mitrovicë apo Gjilan, shkruan Demokracia.com.

Ia mori 4 mijë euro shtetit kompensim për derivate, por Vjosa Osmani dëshmon se ajo banon në Prishtinë dhe jo në Mitrovicë

Ai tha se ajo nuk është kompensuar për 4 mandatet e saj si deputete edhe pse ka udhëtuar pjesën më të madhe nga Gjilani.

Njoftimi i plotë:

Reagim ndaj “qepuesve” që e akuzojnë presidenten për abuzim të taksave qytetare

Në vitin 2010, kur zonja Osmani është zgjedhur deputete për herë të parë, nuk ka ekzistuar asnjë rregullore, me të cilën parashihej kompensimi i deputetëve për udhëtim prej komunave nga vijnë. Në atë kohë, deputetja Osmani asnjëherë nuk është informuar nga administrata e Kuvendit apo trupat e tjerë të Kuvendit, që ndërkohë është marrë një vendim i tillë për kompensim. Ajo është regjistruar në formularin për regjistrim si deputete e Mitrovicës, por ajo poashtu asnjëherë nuk ka paraqitur kërkesë për kompensim për udhëtim.

Që nga dhjetori i vitit 2012, znj.Osmani është martuar në Prishtinë, por edhe më tej, më shumë se gjysmën e vitit (nga fillimi i vitit 2013 e tutje), zonja Osmani i kalon në Gjilan, prej nga edhe ka udhëtuar.

Znj. Osmani edhe sot e kësaj dite vazhdon që pjesën më të madhe të vitit të udhëtojë nga Gjilani. Përgjatë viteve 2011-2014 që ajo qenka kompensuar me rreth 80 euro në muaj për udhëtimet e mandatit të parë, ajo asnjëherë nuk është informuar rreth kompensimit për udhëtim.

Siç dëshmohet ajo nuk është kompensuar për 4 mandatet e tjera si deputete edhe pse ka udhëtuar për pjesën më të madhe të secilit nga këto vite.

Prandaj moralizuesit që sot qepojnë duhet të reagojnë për 53 milionëshat e shumtë të abuzuar nga partitë e tyre, e jo ta dezinformojnë publikun rreth presidentes.

Se sa e kujdesshme është presidentja me kuletën e shtetit e dëshmon fakti që edhe si kryetare e kuvendit e edhe si presidente ka bërë shpenzime deri dhjetëfish më të vogla, por duke bërë punë shumëfish më të mëdha për shtetin!

Të ngjashme