Lajme
Osmani i tregon ekonomisë më të madhe në botë se Kosova emeton më pak gaz se vetë ShBA-ja
Demokracia
20:13 | 11 Maj 2023

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon të provojë që në fjalimet e saj të flasë për çështje e shqetësime globale, ndonëse po lë shumë për të dëshiruar.

E tillë është munduar të tregohet edhe kësaj radhe gjatë vizitës së dështuar, me takime tejet të parëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Demokracia.com.

Osmani ka marrë pjesë në njërën prej konferencave më të njohura të Universitetit të Havardit, thuhet në faqen zyrtare të Presidencës dhe njoftohet se ajo ka qenë folësja kryesore në “Global Empowerment Metting”, që i është kushtuar ndryshimeve klimatike dhe urgjencës për të ndërmarrë veprime në nivel global.

Presidentja Osmani është munduar t’i tregojë ekonomisë më të fuqishme të botës, ShBA-së, se Kosova është një vend më të vërtetë i vogël dhe se “emetimet tona të gazit nuk janë as afërsisht të krahasueshme me ato të Shteteve të Bashkuara ose të ekonomive të mëdha globale”, duke harruar faktin që një lagje e Nju Jorkut ka banorë më shumë se Kosova.

Madje, pavarësisht këtij fakti për rolin e papërfillshëm të Kosovës në ngrohjen globale, Osmani ka shtuar se “kjo nuk duhet të na qetësojë”, derisa ka dhënë edhe një mesazh motivues.

“Qoftë nga një vend i madh apo i vogël, kjo nuk është një punë që duhet t’u lihet të tjerëve. Nëse duam të shpëtojmë jetën dhe planetin tonë, atëherë ju jeni pikërisht lloji i personit që na duhet tani. Këtë duhet ta bëjmë vetë, secili prej nesh”. /Demokracia.com/

Të ngjashme