Lajme
Osmani, gazetarit: Nuk duhet t’ju preokupojë juve si ndihet Vuçiqi
Demokracia
21:04 | 05 Prill 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është drejtuar gazetarit Leart Hoxha  duke i thënë se ‘nuk duhet të ju preokupojë juve se si ndihet Vuçiq.

Osmani gjatë një interviste në një emision në ATV ka thënë se askujt nuk duhet të preokupohet se si ndihet president serb, Aleksandër Vuçiq, kur ai lexon mesazhet e presidentes Osmani.

“Unë nuk besoj që preokupimi i cilido shqiptar këtu në Kosovë duhet të jetë se si ndihet Vuçiqi kur i lexon mesazhet e mija. Preokupimi duhet të jetë krejt ndryshe, pavarësisht se cilat kanë qenë mesazhet nga Kosova, e shpeshherë ai është prezantuar edhe si një lider proevropian. Vuçiqi ka vazhduar me mentalitetin e njëjtë, për destabilizimin e Kosovës, shkeljen e sovranitetit të Kosovës. Pra, pse unë tani po e them të vërtetën se kush Vuçiqi është nuk duhet të ju preokupojë qoftë juve apo dikë tjetër se si ndihet ai kur i lexon”, tha Osmani.

Të ngjashme