Lajme
Osmani ‘esëll’ rreth nevojës së qëndrimit me amerikanët, ‘vërejtje’ në heshtje Qeverisë
Demokracia
17:42 | 19 Shkurt 2024

Share:

Në një mes aspak të artë e ka gjetur veten Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kontesktin e plasaritjes së partneritetit mes Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shtëpia nuk mbahet pa miq”, ishte citimi që Osmani i bëri Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova – por se a ra në veshët adekuatë thirrja e saj nuk është dëgjuar ende.

Edhe atë që “shtylla më e fuqishme shtetësisë sonë është aleanca me ShBA-në”, Osmani e tha para qeverisë e mazhorancës – të cilët, në qëndrimet vagon të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kanë ndjekur kursin thellësisht konfrontues Kosovë-ShBA.

Qe dy ditë rradhazi Osmani është deklaruar rreth çështjes së ndalimit të valutës serbe thjesht-ashtu e medoemos menjëherë; që ka hasur në rezistencë të ashpër ndërkombëtare, jo me ndalimin si të tillë, por më shumë më etikën dhe mënyrën e ndalesës, zbatimit dhe moskomunikimit me askënd: as me QUINT-in as me popullatën e afektuar.

Sfida ishte komunikimi, mënyra se si u komunikua. Gjithçka që kemi arritur në këtë vend është rezultat i bashkëpunimit me partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha Osmani duke provuar të ec në një vijë të hollë mes qeverisë dhe aleatëve.

Ka hapësirë për t’u ulur dhe për të diskutuar mes qeverisë dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë, për të punuar rreth kësaj çështjeje”, tha ajo në një intervistë për një televizion arab

Është qesharake që të mos zgjidhet kjo”.

Të njëjtën gjë bëri edhe sot Osmani pas festimit të Ditës së Presidentit të ShBA-së bashkërisht me ambasadorin amerikan në Kosovës, Jeffrey Hovenier.

Çështja nuk është çështja e dinarit, SHBA dhe aleatët tjerë nuk po kërkojnë ta mbajmë dinarin të jemi të qartë dhe nuk do duhej të krijohet një përshtypje që ndokush po kërkon prej nesh që të mos ta respektojmë Kushtetutën sepse nuk është e vërtete”.

Pra kemi një mirëkuptim të plotë dhe në fakt qëllim të përbashkët me aleat tanë ne veçanti me SHBA që Kushtetuta jonë të respektohet në plotëni”, tha Vjosa Osmani.

E tëra që është duke u diskutuar është një plan tranzicioni për zbatimin e rregullores së BQK, pra që nuk ka të bëjë me punën e BQK-së rregullorja mbetet ajo që është askush nuk po kërkon që rregullorja të ndryshoj e cila bie nën domenin e BQK-së, po institucionet që e zbatojnë atë”.

Institucionet ligjzbatuese sikurse edhe për çdo vendim tjetër ndërtojnë planë të zbatimit, edhe në këtë rast ende janë duke vazhduar diskutimet se cili do të jetë plan i tranzcionit të zbatimit i cili do të i merr parasysh shqetësimet e të gjithëve”.

Këtu, Osmani dha një mesazh të nënkuptuar për Qeverinë e Kosovës, që bashkërendimi dhe partneriteti me aleatët është i domosdshëm.

Sikurse çdo herë tjetër bashkëpunimi me aleatët tanë, asnjëherë nuk e çon Kosovën në rrugën të gabuar kështu që si Presidente e vendit vazhdimisht i inkurajoj institucionet që bashkëpunimin ta kenë në maksimum, sepse sa herë veprojmë të bashkuar jemi shumë më të fort, dhe të njëjtën gjë e kërkoj edhe tani”.

“Dhe jam e bindur qe jemi në rrugë të drejtë, ky plan tranzicionit të arrihet me pajtimin e të gjithëve, dhe të jemi efektiv në tërësi por bashkë me aleatët tanë në zbatimin e Kushtetutës tinë në çdo cep të vendit”, ka thënë ajo.

Të ngjashme