Lajme
Osmani: Biden ishte i qartë në qëndrimin e tij rreth dialogut me Serbinë
Demokracia
16:29 | 07 Shkurt 2021

Share:

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka përkrahur qëndrimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti amerikan, Joe Biden sot në një urim për homologun e tij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, ka shprehur përkrahjen e SHBA-së për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, e që përqendrohet në “njohjen e ndërsjellë”, shkruan Demokracia.com.

E pas kësaj letre të Bidenit, ka reaguar edhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Twitter, Osmani ka shkruar se, rruga e vetme në dialog është marrëveshja e njohjes reciproke.

“Është pa dyshim e qartë se e vetmja rrugë përpara në dialog është marrëveshja e njohjes reciproke. Një qasje e humbur që nga fillimi i dialogut – një qasje e nevojshme për përfundimin e tij me sukses”, ka shkruar Osmani në Twitter, përcjell Demokracia.com.

Më tej Osmani e ka cilësuar këtë si qëndrim të qartë të Biden në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi./Demokracia.com

Të ngjashme