Lajme
Osmani: Albright na njohu dhimbjen, përgjithmonë falënderuese
Demokracia
21:03 | 27 Prill 2022

Share:

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Kurti morën pjesë në ceremoninë mortore të sekretares amerikane Madeleine Albright, ndërsa përmes një postimi në rrjete sociale, kryetarja e shtetit tha se do të jenë përgjithmonë falënderues ndaj sekretares për kontributinë e saj për t’i dhënë fund gjenocidit në Kosovë.

“Jemi përgjithmonë falënderues për kontributin e jashtëzakonshëm të sekretares Albright për t’i dhënë fund gjenocidit serb në Kosovë, si dhe mbështetjes së saj të vazhdueshme për Kosovën e lirë, të pavarur, të zhvilluar e me vendin e merituar në arenën ndërkombëtare”, shkroi Osmani.

Osmani shtoi se “sekretarja Albright e njohu dhimbjen e popullit tonë, e ne do ta vazhdojmë përpjekjen e saj, për ta avancuar dhe për ta mbrojtur demokracinë. Miqësinë me Amerikën e kemi të përjetshme, siç do ta kemi kujtimin për sekretaren Albright”.

Të ngjashme