Lajme
Orlando pas takimit me Osmanin kërkon që insitucionet e reja të formohen sa më shpejtë
Demokracia
18:19 | 18 Shkurt 2021

Share:

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka takuar sot ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani të cilën e ka uruar për rezultatin e arritur në zgjedhjet e së dielës.

Përmes një shkrimit në rrjetin social Twitter, Orlando ka thënë se në këtë takim kanë bashkëbiseduar për hapat e ardhshëm drejt formimit të qeverisë së re.

Po ashtu Orlando ka ofruar mbështetjen e shtetit të Italisë për Kosovën.

Ky është shkrimi i tij:

Sot, në një takim angazhues me Ushtruesen e Detyrës se Presidentes, Vjosa Osmani. E urova atë për zgjedhjet e suksesshme dhe të rregullta, diskutuam për hapat e ardhshëm në finalizimin e shpejtë të institucioneve dhe konfirmuam gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në muajt e ardhshëm.

Ambasadori Orlando sot është takuar edhe me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të cilin e ka uruar për rezultatin e zgjedhjeve.

“Në një takim miqësor i urova Albin Kurtit fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje. Ne diskutuam hapat e ardhshëm ndërsa inkurajova formimin e shpejtë të Qeverisë së re. Unë e sigurova atë se #Italia do të vazhdojë të mbështesë #Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin Euro-Atlantik”, kishte shkruar Orlando, pas takimit me Kurtin./Demokracia/

 

Të ngjashme