Lajme
Organizuan gara të shpejtësisë në autostrada, Policia i parandalon
Demokracia
15:10 | 19 Prill 2023

Share:

Njësia për Kontroll të Autostradave ka arritur që të parandaloj garat e shpejtësisë me automjete. Ky plan operativ u realizua në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale Prishtinë, Prizren dhe Ferizaj.

Në njoftimin e policisë, thuhet se është hasur në disa automjete të cilat ishin ndaluar në hapësirën e autostradës me ç‘rast është arritur të parandalohen garat ilegale të cilat rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafik.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale Prishtinë, Prizren dhe Ferizaj ka arritur që të parandaloj garat e shpejtësisë me automjete në tri lokacione të ndryshme (1) Autostrada “Dr. Ibrahim Rugova” në afërsi të fshatit Mazgit, (2) Autostrada “Dr. Ibrahim Rugova” në afërsi të hyrje/dalje Prizren Veri dhe (3) Autostrada “Arben Xhaferi” në afërsi të hyrje/dalje në Babush, ka hasur në disa automjete të cilat ishin ndaluar në hapësirën e autostradës me ç ‘rast është arritur të parandalohen garat ilegale të cilat rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.

Ndaj shoferëve të automjeteve janë shqiptuar shtatë gjoba dhe të njëjtit janë shpërndarë nga lokacionet e lartpërmendura.

 

Të ngjashme