Lajme
ORCA i publikon një kandidati “plagjiaturën”
Demokracia
21:26 | 16 Nëntor 2022

Share:

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA ka dorëzuar në rektorat një dosje që pretendon se janë gjetjet ku dëshmohet plagjiatura e kandidatit për rektor, Ilir Tolaj.

“Doktorata “Sepsisi meningokoksik në Kosovë – Përvojat tona në përdorimin e terapisë adjuvante”, e mbrojtur në vitin 2004 në Universitetin e Prishtinës nga kandidati Ilir Tolaj, pjesën e hyrjes, shqyrtimit të literaturës dhe 99% të referencave i ka identike dhe të përkthyera nga një punim shkencor i vitit 2000”, ka thënë Dibran Hoxha nga kjo organizatë.

Kjo derisa Rron Gjinovci ka paralajmëruar se do të publikohen edhe profilet e kandidatëve tjerë./klank

Të ngjashme