Lajme
ORCA hesht për ministren Nagavci që iu deshën 10 vjet të mbarojë masterin me notë mesatare 6.46
Demokracia
17:44 | 22 Shtator 2022

Share:

Përfaqësues të ndryshëm të Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) janë shumë të zëshëm për ngjarjet e pahijshme që kanë të bëjnë me apo rreth arsimit në Kosovë.

Reagimet e tyre janë të shpejta dhe të fuqishme. Por, në këtë organizatë tashmë ka rënë heshtje e madhe, shkruan Demokracia.com.

Ndonëse po bëhet kohë e gjatë prej momentit kur është publikuar lajmi se “Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, bëri 10 vjet që t’i kryejë studimet master me notë mesatare 6.46”, nga kjo organizatë nuk ka dalë asnjë reagim.

Reagimi i fundit në rrjetin social të ORCA-s është një aktivitet i kësaj organizate me studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

“VAZHDON RRUGËTIMI DREJT KONGRESIT TË AKTIVIZMIT STUDENTOR

Me studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren ka vazhduar rrugëtimi drejt kongresit të tretë të aktivizmit studentor përmes një takimi koordinues me aktivistët e këtij universiteti. Në takim u diskutua strategjia fillestare e përgatitjes drejt Kongresit dhe përmirësimin e metodave të adresimit të problemeve studentore. Takimet e kësaj natyre do të vazhdojnë me studentët e të gjitha universiteteve publike në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Kjo organizatë që vazhdimisht thirret në mbrojtjen dhe ngritjen e cilësisë në arsim, nuk e ka thënë asnjë fjalë që arsimi në Kosovë drejtohet nga një person që i janë dashur 10 vite për t’i kryer studimet master dhe me një notë tepër të ulët, 6.46.

As në rrjetin social të drejtorit ekzekutiv të ORCA-s, Rron Gjinovcit, nuk ishte postuar ndonjë reagim deri para pak minutash. Gjinovci është i ashpër me mësimdhënësit që aktualisht janë në grevë. Këtë e tregojnë edhe dy statuset e tij në rrjetin social, ndër të shumta që ai ka shkruar për këtë temë.

Demokracia.com ka kontaktuar nëpërmjet telefonit Gjinovcin. Mirëpo, i njëjti sapo e ka dëgjuar pyetjen, u përgjigj shkurtër se nuk ka kohë të flas.

“Jam me një mbledhje, nuk mundem me fol. Veçse të kisha thirr më vonë”, tha Gjinovci.

Por, vetëm pasi e kuptoi që dikujt i kishte rënë në sy mosreagimi i tyre, jo shumë kohë më pas, ai gjeti kohë që ta shkruante thjesht një status për diplomën e tij.

Drejtori ekzekutiv i ORCA-s kishte propozuar që pas grevës të gjithë mësimdhënësit të futen në test dhe të përjashtohen masivisht.

Gjinovci dhe organizata e tij që proklamohen si mbrojtës të arsimit ende nuk na kanë treguar nëse prijëse e zbatimit të kësaj ideje “gjeniale” duhet të jetë Arbërie Nagavci, që mezi arriti t’i përfundojë studimet master me notën mesatare 6.46. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

SKANDALOZE| Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, bëri 10 vjet që t’i kryejë studimet master me notë mesatare 6.46

Të ngjashme