Sport
ORARET | Prishtina, Malisheva, Drenica e Dukagjini “fyt për fyti” në garë për t’a shmangur barazhin, pesë pikë dallimi në tabelë
Demokracia
14:11 | 18 Prill 2022

Share:

Kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në fundin e edicionit, apo edhe 21 pikë gjithsej në total për skuadrat që të arrijnë objektivat e tyre.

Përpos garës interesante për titull të kampionit, “luftë” e madhe po zhvillohet edhe në pjesën e poshtme të tabelës, me disa skuadra që synojnë ekzistencën në elitë të paktën edhe për një edicion, raporton Demokracia.com.

Feronikeli e cila është më një këmbë në Ligën e Parë edicionin tjetër, gjasat i janë zbehur shumë edhe Ulpianës e cila është e parafundit. E në zonën e barazhit ndodhet Dukagjini i Klinës, por jo larg me pikë me tri skuadrat më lart në tabelë, Drenica, Malisheva dhe Prishtina.

Diferenca mes këtyre katër ekipeve të përmendura është vetëm pesë e cila mund të përmbyset për pak xhiro.

Prishtina është e pesta në tabelë me 38 pikë, Malisheva e gjashta me 37 pikë, dy më pak ka Drenica një pozitë më posht dhe Dukagjini që është në zonën e barazhit ka tubuar 33 pikë.

Demokracia.com ju sjell oraret e ndeshjeve deri në fund të edicionit për tri skuadrat që synojnë ikjen nga barazhi.

ORARI I PRISHTINËS

Prishtina – Drenica

Gjilani – Prishtina

Prishtina – Dukagjini

Prishtina – Feronikeli

Ulpiana – Prishtina

Prishtina – Drita

Llapi – Prishtina

ORARI I MALISHEVËS

Drita – Malisheva

Malisheva – Llapi

Feronikeli – Malisheva

Ballkani – Malisheva

Malisheva – Drenica

Gjilani – Malisheva

Dukagjini – Malisheva

ORARI I DRENICËS

Prishtina – Drenica

Drenica – Ulpiana

Drita – Drenica

Drenica – Llapi

Malisheva – Drenica

Drenica – Ballkani

Feronikeli – Drenica

ORARI I DUKAGJINIT

Dukagjini – Gjilani

Dukagjini – Feronikeli

Prishtina – Dukagjini

Dukagjini – Ulpiana

Drita – Dukagjini

Dukagjini – Llapi

Malisheva – Dukagjini./Demokracia.com/

Të ngjashme