Lajme
Opozita në Prishtinë kërkon nga Prokuroria që ta hetojë Përparim Ramën për keqpërdorim të detyrës
Demokracia
13:09 | 27 Qershor 2023

Share:

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, në mbledhjen e Kuvendit Komunal të martën ka bërë denoncim publik ndaj kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama.

Ai ka thënë se kryetari po jep urdhër që të mos publikohen vendimet e asamblistëve, të miratuara në një mbledhje të mbajtur para tri javësh.

Ndaj, Sveçla ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit të filloj hetimet ndaj Ramës për keqpërdorim të detyrës.

“Kemi të bëjmë me një rast të paprecent ku kabineti i kryetarit duke tejkaluar kompetencat i bllokon vendimet e Kuvendit Komunal dhe nuk lejon që ato të bëhen publike. Në këtë mënyrë kryetari po tenton që ta tjetërsojë vullnetin e shumicën së qytetarëve të Prishtinë. Kjo s’ka ndodhur asnjëherë më parë”, ka deklaruar ai.

Asamblisti i VV-së gjithashtu ka kërkuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal që të fillojë procedurat për suspendimin e përkohshëm të kryetarit Rama si dhe dërgimin e dosjes së tij në Gjykatën Kushtetuese për shkak të cenimet të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

Të ngjashme