ShowBiz
Opinionisti i BBV e thotë ‘troç’, kjo është konkurentja më e fortë brenda shtëpisë
Demokracia
10:02 | 18 Dhjetor 2021

Share:

Banorëve të shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ nuk duhet ti jepet asnjë informacion se çfarë po ndodh jashtë. Mirëpo, opinionisti, Arbër Hajadari për pak do zbulonte mbrëmjen e djeshme se cili prej tyre ishte banori më i kërkuar në ‘Google’, duke u ndaluar mënjëherë nga Arbana.

Kjo nuk e ndaloi atë që të tregonte se cili sipas tij është banori më i fortë.

Hajdari, në mes të një debati që ishte krijuar mes Donaldit dhe Arjolës, u shpreh se Beniada është banorja më e fortë sipas tij.

‘’Në shtëpi ka aq shumë debate, mes Ilirit dhe Donaldit është krijuar një raport kaq i tensionuar saqë mendoj se konkurentja më e fortë është Beniada. Është aq pozitive dhe sot mendoj se njerëzit aq kanë nevojë, për paqe dhe dashuri’’,- tha ai.

Të ngjashme