FC Prishtina ka njoftuar se futbollisti Kushtrim Gashi është operuar me sukses pas një lëndimi të pësuar në kampionat ndaj SC Gjilanit si dhe të ripërsëritur po ndaj gjilanasve në finalen e Kupës së Kosovës.
Gashi është operuar në këmbë derisa pritet të mungojë disa muaj.
FC Prishtina i ka uruar shërim të shpejt mesfushorit dhe Bardhekaltrit besojnë se lojtari se do të kthehet edhe më i fortë në ekipin kryeqytetas.
30-vjeçari i ishte bashkuar fituesit të Kupës së Kosovës në verën e vitit 2022 nga Ballkani, ndërsa më parë kishte luajtur për Vëllaznimin, Besën dhe Istogun.