Lajme
Operacioni “Aloka”: Osmani s’ia barti përgjegjësitë Konjufcës për operacionin në Turqi, ia barti për një të lehtë në Prishtinë
Demokracia
12:02 | 03 Nëntor 2022

Share:

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ia ka bartur detyrën Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, para një intervenimi të lehtë kirurgjik që kreu në një klinik private në Prishtinë.

Por, këtë delegim të kompetencave, Osmani nuk ia kishte bërë Konjufcës edhe kur ishte operuar në Turqi, përkundër që ky intervenim ishte më i komplikuar. Vetë Konjufca kishte njoftuar se Osmani nuk ia kishte bartur detyrën kur i ishte nënshtruar operacionit në Turqi.

Konjufca kishte thënë se këto çështje janë të rregulluara me ligj, shkruan Demokracia.com.

“Këto janë të rregulluara me Ligj, nuk ka pasur rast të tillë. E vetmja që është paraparë me protokoll është që njëra prej figurave politike të nivelit të lartë të qëndrojë në Kosovë dhe t’i performojë detyrat e veta. Përndryshe nuk ka ardhur rasti deri në atë nivel”, kishte deklaruar Konjufca.

Njëjtë si operacionin e djeshëm, edhe operacionin në Turqi, Presidenca kishte tentuar ta mbajë të fshehtë, por që të dyja ishin zbuluar nga mediat. Madje, për operacionin e Osmanit në Turqi kishin shkruar edhe mediat turke.

Në maj të këtij viti, mediat turke patën raportuar se Osmani i ishte nënshtruar një operacioni atje për t’i hequr kilogramët e tepërt.

Për këtë ndërhyrje që kishte të bënte me largimin e kilogramëve të tepërt përmes një metode të sofistikuar është raportuar se Osmani kishte qëndruar në një hotel me 5 yje.

Edhe kjo ndërhyrje, që Osmani zgjodhi ta bënte në Turqi, kryhej në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Sikurse në Turqi, edhe për intervenim kirurgjik për heqjen e tëmthit, Osmani zgjodhi një klinikë private, por kësaj radhe në Prishtinë. E para e shtetit anashkaloi institucionin publik, përkundër faktit që ky intervenim kryhet në QKUK që nga viti 2004.

Ndryshe nga Osmani, ish-presidenti Hashim Thaçi gjatë kohës së pandemisë kishte kryer një intervenim kirurgjik në QKUK dhe jo në klinika private.

Për intervenimin e Osmanit në spitalin privat pati reagime të shumta.

Kirurgët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në një reagim të nënshkruar nga 18 kirurgë, kanë shprehur indinjatat e tyre për anashkalimin e institucionit publik, në këtë rast Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në QKUK nga presidentja Osmani.

“Duke u bazuar në situatën aktuale Kolegjiumi i Kirurgëve të Kosovës reagon ndaj anashkalimit të Presidentes së Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani, që i ka bërë këtij institucioni duke mos kërkuar trajtim shëndetësor në institucionin tonë, por pa u konsultuar fare me personelin udhëheqës, ka marr trajtim shëndetësor jashtë SHSKUK-së”, thuhet në këtë reagim. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

FOTO| Osmani ende po trajtohet në “Aloka”, veturat e zyrës së saj vazhdojnë të qëndrojnë aty

Gjatë pandemisë, Vjosa Osmani i quante mjekët heronj, por për një ndërhyrje të thjeshtë nuk i besoi sistemit publik shëndetësor

Të ngjashme