André Onana nuk shqetësohet nga kritikat në Manchester United pasi ai u përball me të njëjtën situatë edhe në Inter, por ai shton se aventura në Itali përfundoi me dashuri të përjetshme.
Kamerunasi ishte një nga blerjet më të mëdha të Manchester United për vitin 2023, pasi ai u transferua në Old Trafford verën e kaluar në një marrëveshje prej 50 milionë eurosh nga Interi.
“Është shumë e madhe si një ëndërr. Unë vij nga një familje e thjeshtë, nuk kishim pothuajse asgjë. Fillova të luaja me miqtë e mi në Kamerun dhe nuk e prisja që do ta kisha këtë karrierë”.
“E vërteta është se është diçka e madhe. Unë kam punuar gjithë jetën time për të qenë këtu dhe jam jashtëzakonisht krenar që përfaqësoj Manchester United dhe vesh këtë fanellë që peshon shumë”, deklaroi portieri.
“Gabimet janë pjesë e trajnimit. Njerëzit kanë pritshmëri të mëdha nga unë; kjo është arsyeja pse jam kritikuar shumë”.
“Për mua nuk është problem sepse jam mësuar me të. Ka ndodhur edhe te Interi. Unë u kritikova në fillim dhe përfundoi me dashuri të përjetshme me Interin”.
“Tani, e ardhmja ime është te Manchester United, ne duhet të ngrihemi dhe të bëjmë mirë. Këto momente ndodhin dhe ne duhet t’i përballojmë. Momentet e mira dhe të këqija nuk zgjasin përgjithmonë”, deklaroi Onana.
Onana fitoi Kupën e Italisë dhe Superkupën në sezonin 2022-2023 në Inter, duke mbajtur 19 portë të paprekura në 41 paraqitje në të gjitha garat.