Lajme
Olluri për videon e VV-së: Një kryeministër që këshillohet nga Hoxha e Feraj, prodhon kësi bërllogu propagandistik
Demokracia
21:30 | 03 Tetor 2022

Share:

Gazetari Parim Olluri ka komentuar videon e sotme të publikuar nga Vetëvendosje, ku sulmohen personat që vitet e kaluara kanë qenë në pushtet.

Ai thotë se një gjë e tillë është e pritshme, pasi “një kryeministër që këshillohet nga Elvis Hoxha e Hysamedin Ferajt, normalisht që prodhon kësi budallakina e kësi bërllogu propagandistik”.

“Në mbledhjen e Qeverisë, me gjasë asnjë ministër nuk i pat 4-5 suksese dhe u zunë në siklet dhe nuk ditën çka me bo edhe e kanë projektu këtë far video, që për mendimin tem është bërllog material propagandistik, për shkak që ka ato rrenat, sulmet e pabaza. Por për mu është e pritshme, një kryeministër që këshillohet nga Elvis Hoxha e Hysamedin Ferajt, normalisht që prodhon kësi budallakina e kësi bërllogu propagandistik, sepse është për keqardhje që në kohën moderne, kryeministri jonë këshillohet nga një person që e adhuron Enver Hoxhën, që ka foto edhe t’u e nderu edhe në ceremoni të varrimit”, tha Olluri në “Pressing” të T7.

Të ngjashme