Lajme
Olluri me pyetje: A i kallëzuat Avni Deharit për Zajednicën?
Demokracia
11:19 | 26 Janar 2023

Share:

Parim Olluri, analist, ka shtruar një pyetje në lidhje me Asociacionin të Komunave me shumicë serbe. Ai e ka përmendur Avni Deharin, babain e ish-aktivistit të Astrit Deharit, duke shkruar nëse i kanë treguar atij për çështjen e Zajednicën.

Tutje Olluri ka përmendur edhe Luan Dalipin, shefin e Kabinetit të Kurtit.

Ndryshe dje kryeministri Albin Kurti është takuar me Miroslav Lajçak, të dërguarin e BE-së, e ku janë pajtuar për respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Postimi i plotë:

A i kallezuat Avni Deharit per Zajednicen? Apo jeni flejte hala se ne pike te nates ishit dakordu per Zajednice.

Kallezoni Bacit Avni qe i shkuan djemte per nje jete ma te mire te juve pushtetareve. Per nje jete ma luksoze te Luan Dalipit, tenderuesit milionesh te kohes se Qeverise Thaçi.

Të ngjashme