Lajme
Olluri: Kjo qeveri e mbron korrupsionin – rasti i Ridvan Muharremit, mikut të Kurtit, e dëshmon
Demokracia
21:57 | 31 Janar 2024

Share:

Gazetari Parim Olluri teksa po diskuton në Pressing në T7 për raportin e “Transparency International”, ku Kosova renditet e 83’ta, u shpreh se Qeveria Kurti e mbron korrupsionin.

Sipas tij, Qeveria Kurti që tri vite qeverisje është duke e mbrojtë korrupsionin.

“Kritikat dhe lëvdatat për këto rënditje i marrin gjithmonë qeveritë. Kjo qeveri ka ndiku për më mbrojtë korrupsionin tash e tri vite, është hera e parë që një qeveri dhe një kryeministër bashkë me ministrat e tij, në foltore të kuvendit mbron njerëzit e akuzuar për korrupsion”, tha Olluri në Pressing, transmeton Express.

“Dmth në këtë vend, kurrë njerëzit e arrestuar me pranga në duar nuk janë mbrojtë prej ministrave e kryeministrave. Po flas për z.Ridvan Muharremi, mikun e z.Kurtit, kuzhinierin e tij personal”, u shpreh ai.

“Nuk ka ndodhë as prej Isa Mustafës, as Hashim Thaçit, as Kadri Veselit, e as prej asnjë kryeministri. Njeri që është në burg me u mbrojtë prej kryeministrit, është hera e parë që një kryeministër e mbron një njeri që gjendet prapa grilave, në qeli. E ke pas rastin e Martin Berishajt, janë linçu opozitarët dhe çdokush që e ka kritiku qeverinë lidhur me mbrojtjen që ja kanë bë Martin Berishajt, nuk ka pas mbrojtje kaq masive për me mbrojt një person të zhytyr në korrupsion”, u shpreh ai.

 

Të ngjashme