Lajme
OBSH: Një fëmijë vdes çdo dhjetë minuta në Gaza
Demokracia
10:37 | 11 Nëntor 2023

Share:

“Më shumë se 10 mijë e 800 njerëz janë vrarë deri më tani në Gaza. Gati 70 për qind e tyre janë gra dhe fëmijë. Mesatarisht, një fëmijë vritet çdo dhjetë minuta në Gaza”.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e tha këtë në raportin e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të adresuar krizën në Lindjen e Mesme me konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit.

Ghebreyesus bëri thirrje për një “armëpushim”, por gjithashtu pranoi, në fillim të fjalës së tij, se “e kupton dhimbjen, zemërimin dhe frikën e popullit izraelit, viktima të sulmit brutal dhe të pajustifikuar nga Hamasi”.

“Për të mbijetuarit dhe familjet e viktimave – shtoi ai – pasojat mendore do të zgjasin shumë”.

Të ngjashme