Lajme
​Nxënësit shprehen të përgatitur për testin e maturës: Do të arrijmë maksimumin e pikëve
Demokracia
12:03 | 24 Qershor 2023

Share:

Nga ora 10:00 nisi provimi i maturës shtetërore, i cili po mbahet në të gjitha komunat e Kosovës.

Në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë provimit të maturës shtetërore po i nënshtrohen mbi 150 maturantë. Ndërsa, të angazhuar në mbarëvajtjen e testit janë 14 administrues, derisa në vëzhgim të procesit të testit janë të përfshirë edhe studentë të nivelit master.

Para provimit, maturantët e shkollës “Sami Frashëri” treguan për KosovaPress se janë përgatitur mjaftueshëm dhe se do të arrijnë pikët maksimale.

Maturanti Elton Puka deklaroi se është përgatitur për testin e maturës dhe se testi është rezultat i shkollës së mesme.

“Jam përgatitur mjaftueshëm dhe mendoj se do të arrij maksimumin e pikëve. Gati 3 vjet po e presim testin e maturës. Ka qenë stresuese kjo kohë deri diku, por kur përgatitesh nuk bazohesh me stres. Kemi mbajtë orë shtesa në të gjitha lëndët dhe grupet në shkollë. Gati 3 vjet përgatitesh për test dhe është rezultat i shkollës tash të shohim sa pikë do t’i marim në test. Do të marim pikë maksimalë se jemi përgatitur dhe jemi të fokusuar në maksimum”, tha Puka për KosovaPress.

Ndërsa, Teida Ferati potencoi se testi i maturës nuk është rezultat i shkollave. Edhe ajo u shpreh se do të arrijë pikët maksimale të testit.

“Jemi përgaditur mjaftueshëm sidomos muajt e fundit kemi pas kohë. Kemi mbajtë edhe orë shtesë nuk ka qene stresues deri në momentin ë fundit ndërsa tash ka filluar. Nuk e mendoj qe rezultati i testit të maturës është rezulatat i shkollës, besoj që këtë vit ka me qenë një rezultat të mjaftueshëm me pikë të testit të maturës”, tha Ferati.

Ndërkohë, drejtori i shkollës dhe komisionerët nuk pranuan të flasin, pasi sipas siç thane, nuk u lejohet.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka bërë të ditur se rezultatet e provimit të maturës shtetërore pritet të shpallen më datën 3 korrik.

Të ngjashme