Sport
Nuza: Kam qenë agjerueshëm duke drejtuar finale të Kupës dhe ndeshje që vendosën titullin
Demokracia
16:04 | 06 Prill 2022

Share:

Muaji i shenjtë i Ramazanit ka nisur ditë më parë. Besimtarët e fesë Islame do të praktikojnë agjerimin e cila ua ndalon ushqimin dhe pijën për 30 ditë, si njëra nga shtyllat e kësaj feje.

Shumë prej tyre që po e “kursejnë” veten nga ushqimi dhe pija për orë të tëra janë edhe disa futbollistë dhe gjyqtarë të Superligës së Kosovës në futboll.

Gjyqtari me stemë të FIFA-s dhe ndër më të dalluarit në futbollin e Kosovës, Genc Nuza ka thënë se agjeron çdo vit.

Nuzën nuk e pengoi agjerimi as kur u delegua të drejtojë ndeshje të mëdha, përfshirë finale të Kupës dhe takime që kanë përcaktuar titullin e kampionit.

Ndikimi, sfidat dhe vështirësitë e agjerimit te futbollistët dhe gjyqtarët e Kosovës

Gjashtë herë gjyqtari më i mirë në Kosovë në një bisedë me Demokracia.com tha se ka qenë duke agjeruar në ndeshjen e fundit mes Gjilanit dhe Ballkanit.

“Po unë agjeroj çdo vit dhe se nuk e prishi agjerimin as në ndeshje e as në stërvitje, madje ka pas raste që është vendos titulli sikurse në sezonin 2018/19 në ndeshjen Feronikeli – Prishtina isha agjerueshëm. Poashtu, dy finalet e fundit të Kupës kam qenë agjerueshëm e shumë e shumë ndeshje të tjera si edhe kjo e fundit ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit që ishte derbi”, tha gjyqtari Genc Nuza për Demokracia.com.

Nuza tregoi edhe çka ia bënë atij më të lehtë agjerimin gjatë muajit të Ramazanit, pavarësisht se delegohet në ndeshjet kryesore të elitës.

“Të them të drejtën kur e ke bindjen e fortë dhe besimin në Allahun, krijuesin e gjithësis gjithçka bëhet më e lehtë e sidomos kur e mendon se Zoti të ka dhënë shëndetin dhe gjitha këto suksese asnjëherë nuk mund të jemi falënderues dhe kjo e bënë krejtësisht të lehtë”, shtoi ai për gazetën. /Demokracia.com/

Të ngjashme